Komisioni Shtetëror Zgjedhor realizoi shortin për përcaktimin e renditjes së kandidatëve për president të shtetit, në listën zgjedhore.
Kandidati i mbështetur nga partitë politike në pushtet, Stevo Pendarovski do të garojë në këto zgjedhje me numrin rendor (3)
Kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, Blerim Reka garon në zgjedhjet presidenciale me numrin rendor(1), ndërkaq kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska në listën zgjedhore do të ketë numrin rendor (2)
Numrat e tërhequr nëpërmjet tërheqjes së rastësishme dhe të njejtit do të jenë të njejtë në të gjitha njëzitë zgjedhore dhe në të dyja raundet e zgjedhjeve.
Në listën zgjedhore numri vendoset para emrit dhe mbiemrit të kandidatit.
Nga Kshz u bëjnë thirje të gjithëve që të kontribuojnë një fushatë korekte, të pastër dhe evropiane pasi si/ thonë ata, kjo është në interes të të gjithëve. Pas konfirmimit të kandidaturave dhe pas tërheqjes së numrit rendor, kandidatët do të nënshkruajnë kodeks për sjellje korekte në fushatë.