Profesori Universitar Blerim Reka ka ftuar qytetarët që të nënshkruhen për kandidaturën e tij për president të shtetit. Ai ka falënderuar gjithë ata persona që kanë shfaqur përkrahje pas publikimit se dëshiron të garoj për president shteti. “Të nderuar qytetar, ju faleminderoj nga zemra për përkrahjen, e cila vetëm e përforcoj bindjen time për vendimin e drejtë, për tu kandiduar për president.
Ju ftoj që po këtë entuziazëm mbështetës ta dëshmoni edhe gjatë ditëve në vijim me nënshkrimet tuaja për kandidaturën time.
Zyrat e mbledhjes së nënshkrimeve do të hapen nesër (E diel, 3 Mars 2019) nga ora 09.00 në qendrat rajonale të Komisionit Shteteror Zgjedhor: Bërvenicë, Bogovinë, Butel, Çair, Çashkë, Çuçer Sandevë, Dibër, Dollnen, Gazi Babë, Gostivar, Haraçinë, Jagunovcë, Kërçovë, Kumanovë, Likovë, Manastir, Ohër, Petrovec, Prespë, Saraj, Shutorizare, Sopishtë, Strugë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Veles, Vrapçisht, Zelenikovë, Zhelinë. Ju lutem, letërnjoftimet ti keni me vete.”, ka shkruar në facebook profesori Blerim Reka.