Shkup, 17 dhjetor – “REK Manastir” i përgënjeshtron dyshimet e shfaqura në konferencën e sotme për media të zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski se “firma “SV Invest e cila siç shkruajnë lidhet me Vice Zaev vëllai i kryeministrit ka marrë tender 22 milionësh nga REK Manastir” në katër sy dhe shpreh keqardhje që partia më e madhe opozitare përveç shkrimeve nëpër media të cilave u referohet, nuk i merr parasysh edhe përgënjeshtrimin që Kombinati i ka dërguar në këto media.
“Në vend që të lexojnë shkrimet mediatike, VMRO-DPMNE duhet të lexojë ligjet në Republikën e Maqedonisë. Në rastin në fjalë, Ligji për furnizime publike, sipas të cilit u zhvillua procedura e lartpërmendur për përzgjedhjen e një kompanie për angazhimin e makinerive të minierave. Komisioni për furnizime publike në degën e “REK Manastirit”, gjatë zgjedhjes të firmës SV Invest për kryerës të punëve, është bazuar posaçërisht në dispozitat ligjore”, thuhet në përgënjeshtrimin e REK Manastir”.
Sa i përket punës të “REK Manarit”, punohet sipas shkyçjes së planifikuar të Bllokut 3 për shkak kontrollit parandalues dhe largimin e defekteve të vogla, si dhe për përforcimin e punës së bllokut.