Moskë, 22 nëntor – Vlerësimi zgjedhor për presidentin rus, Vladimir Putin, ka rënë nën 60 për qind për herë të parë në pesë vjet, konstatoi një sondazh i pavarur.
Sipas anketës që realizoi Qendra ruse Levada, 56 për qind e votuesve potencialë kanë thënë se do të votonin për Putinin në zgjedhjet e vitit 2024 – 10 për qind më pak se një vit më parë.
Bazuar në anketa të ngjashme të Levada-s, hera e fundit që mbështetja zgjedhore për Putinin ka qenë nën 60 për qind, ka qenë në vitin 2013.
Putin, i cili ka qenë herë president, herë kryeministër i Rusisë qysh në vitin 1999, është betuar për mandatin e ri 6-vjeçar në muajin maj.
Zgjedhjet presidenciale janë mbajtur në mars dhe ato janë përshkuar me akuza për mashtrime.