Shkup, 23 gusht – Reformat në prokurori janë pjesë e reformave më të gjera lidhur me sundimin e së drejtës që janë prioritare për BE-në, NATO-n dhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, prandaj partitë politike patjetër të vendosin interesin e shtetit para së gjithash, ka thënë ambasadorja britanike në Shkup, Rejçel Gallovej në intervistën për MIA lidhur me nevojën e sjelljes së ligjit të ri të Prokurorisë publike dhe bashkimin e PSP-së së tanishme me Prokurorinë Themelore Publike për krim të organizuar, njofton Koha.mk
“Efektiviteti dhe integriteti i gjyqësisë është parakusht për stabilitetit nacional dhe prosperitet”, ka thënë Gallovej duke shtuar se Këshilli i BE-së çdoherë ka qenë i qartë se duhet të vërtetohet përgjegjësia juridike për aktivitetet kundërligjore për të cilët opinioni u njoftua nga bisedat e përgjuara të vitit 2015.
Sipas saj, kornizat cilësore ligjore janë të rëndësishëm, por sundimi i së drejtës bazohet në praktikimin e tyre, prandaj rasti “Reket” është mundësi të tregohet në mënyrë efektive, me kohë dhe zbatimin e ligjeve në mënyrë joselektive.
“Më me rëndësi është qytetarët të shohin se sundimi i së drejtës vlen njëjtë për të gjithë”, ka thënë Gallovej.
Ajo ka shtuar se Britania e Madhe e mbështet integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut dhe shpreson se Këshilli Evropian në samitin në tetor do t’i jep datë për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE.
“Maqedonia e Veriut tregoi liderizëm dhe guxim në qasjen drejt problemit me emrin dhe arriti progres të rëndësishëm me reforma të shumta. Kahja e përgjithshme është pozitive, por për ndryshime të vërteta nevojitet kohë dhe përpjekje e përhershme nga gjithë pjesëmarrësit në shoqëri. Procesi i futjes në BE duhet t’i forcojë këto reforma”, ka thënë Gallovej në intervistën për MIA.
Lidhur me raportet e Londrës me vendet e Ballkanit Perëndimor pas Bregzitit, i paraparë më 31 tetor, ambasadorja Gallovej ka thënë se edhe pas braktisjes së BE-së, Britania e Madhe do të mbetet i njëjti shtet “e lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe rajonin më të gjerë të Ballkanit”.
“E qartë është se Ballkani Perëndimor është me rëndësi për Mbretërinë e Bashkuar, siç treguam me mbështetjen tonë të shtuar programore, kuadrit si dhe vizitën e ish kryeministres britanike Tereza Mej në Shkup dhe vizitën e ministrit të Jashtëm Nikolla Dimitrov në Mbretërinë e Bashkuar para një muaji. Besoj se edhe raportet tona të forta bilaterale do të vazhdojnë të thellohen edhe në të ardhmen”, ka thënë Gallovej.
Intervistën e plotë me ambasadoren Gallovej, ku ajo flet edhe për statusin e qytetarëve të Maqedonisë që jetojnë në Britani të Madhe pas Bregzitit, mbështetjen britanike për numër të madh projektesh në sferën e arsimit dhe kulturës si dhe rëndësinë e bursës Çivning, ku bursistë të mbarë botës u bënë liderë që nxitën ndryshime në vendet e tyre, MIA do ta publikojë nesër. (koha.mk)