Reja kërkon fitoren e parë, Shqipëria me ndryshime në formacion ndaj Moldavisë!

Ndaj Moldavisë për të kthyer faqe dhe për të arritur fitoren e parë të epokës Reja. Shqipëria sfidon sot në mbrëmje në Elbasan Arena, Moldavinë që në miqësoren e fundit të zhvilluar në vitin 2012 në Qemal Stafa u ka rrëmbyer një barazim pa gola kuqezinjëve. Këtë herë është një tjetër histori sepse bëhet fjalë për një ndeshje kaulifikuese të Euro 2020.

Vendi i dytë në grupin H për momentin duket një mision i pamundur, megjithatë Shqiqëria duhet t’i marrë ndeshjet një e nga një, të grumbullojë sa më shumë pikë dhe më pas të shikojë se deri ku mund të arrijë. Fitorja ndaj moldavëve është detyrim për kombëtaren e drejtuar nga Edy Reja, i cili pritet të bëjë 4 ndryshime sot në formacion krahasuar me ndeshjen e kaluar ndaj Islandës.

Entuziasmi nuk është shumë i madh pas rezultateve jo të mirë që kanë regjistruar kuqezinjtë sëfundmi, por gjithsesi në Elbasan Arena pritet të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh.

Krahasuar më sfidën të shtunës ndaj Islandës, në qëndër të mbrotjes pritet të rikthehet Mërgim Mavraj që do të marrë vendin e Kastriot Dermakut edhe pse Reja do të vendosë vetëm në fund pasi të dy janë në balotazh, në mesfushë Kaçe do të zërë vendin e Bashës në kabinën e regjisë, Aliji vendin e Lenjanit në krahun e majtë, ndërkohë që në sulm këtë herë do t’i besohet dyshes Uzuni-Sadiku.

Shqipëria:(3-5-2):Berisha, Ismajli, Dermaku(Mavraj), Veseli, Hysaj, Abrashi, Kaçe, Xhaka, Aliji, Uzuni, Sadiku.