LeBron Xhejms do të vendosë në ditët në vijim për të ardhmen e tij, duke i dhënë prioritet familjes. Dhe në këtë kontekst, nga Shtetet e Bashkuara vjen një detaj mjaft domethënës: “Mbreti” Xhejms ka regjistruar djalin e tij në një shkollë të Los Anxhelosit, Kaliforni. Pasi mbylli plot zhgënjim serinë e finales së madhe me Golden Stejt Uarriors, duke humbur katër përballje radhazi, Xhejms tashmë është “free agent”, pra lojtar i lirë, dhe do të dëgjojë me shumë kujdes të gjitha ofertat. Qëndrimi te Klivlend duket i pamundur. Edhe në konferencën për shtyp pas garës së fundit finale u shpreh se kishte vendosur se do të luante përkrah lojtarëve të mëdhenj, në lartësinë e duhur për të mposhtur Uarriors. Gjithsesi, vendimi i tij do të varet edhe nga dëshirat e familjes së tij. Regjistrimi i djalit të tij të madh, Bonny, në “Sierra Canyon High School” të Los Anxhelosit të çon në një përfundim: Një nga lojtarët më të mëdhenj që ka njohur historia e NBA do të jetë pjesë e Los Anxhelos Lejkers.