Athinë, 26 tetor 2018 (MIA) – Pas tërmetit prej 6,4 ballë sipas shkallës Rihter në Zakintos, deri në ora 8 të mëngjesit janë regjistruar mbi 35 tërmete të njëpasnjëshme dhjetë nga të cilat me intensitet më të madh se 4 ballë dhe një prej 5,1 ballë, sipas Institutit gjeodinamik të Observatoriumit nacional në Athinë, kumtoi Sekretariati i përgjithshëm për mbrojtje civile të Greqisë.
Siç njofton korrespondentja e MIA-s, sipas informacioneve të deritanishme, nuk ka persona të lënduar të regjistruar, tërmeti i fuqishëm shkaktoi dëme materiale, ndërsa tashmë janë zgjidhur problemet me furnizimin me energji elektrike.
Menjëherë pas tërmetit janë aktivizuar të gjitha mekanizmat për mbrojtje civile, ndërsa gjendje të rritur gatishmërie janë Njësitet speciale për përballje me fatkeqësitë të shërbimit zjarrfikës grek.