Shkup, 24 shtator – Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar tre zjarre, nga të cilat dy në rajonin e Shkupit dhe një në Zvegor në rajonin e Dellçevës, të cilat sipas intervenimeve të brigadës për mbrojtje kundër zjarreve janë shkuar.
Siç kumtoi sot MPB-ja, dje në orën 14:45 është paraqitur se në hyrje të Shkupit, pas pikës pagesore “Petrovec” ka shpërthyer zjarr në të cilin është djegur bari i thatë. Në orën 15:35 minuta nga ana e Brigadës së zjarrfikësve zjarri është shuar.
Dje në orën 14:20 minuta është paraqitur se në fshatin Kuçkovë të Shkupit, në vendin e quajtur “Peria” në drejtim të fshatit Graçan, për arsye tani për tani të panjohura ka shpërthyer zjarr ku është djegur bari i thatë dhe pyll me drunj të shkurtër. Nga ana e Brigadës për mbrojtje kundër zjarreve, zjarri në orën 15:30 është shuar tërësisht.
Siç qëndron në kumtesën e MPB-së, dje në orën 12:30 është paraqitur se në Delçevë, fshati Zvegor, ka shpërthyer zjarr në sipërfaqe prej rreth dy deri në hektarë, ku është djegur bari i thatë dhe mbjellje me kumbulla. Nga ana e Mbrojtjes territoriale kundër zjarreve Delçevë në orën 14:25 minuta zjarri është shuar. Inspektim në vendin e ngjarjes do të kryhet gjatë ditës së sotme.