Në 24 orët e fundit janë regjistruar 37 raste të reja me Kovid-19, nga 4,264 teste të kryera. Janë shëruar gjithsej 10 pacientë dhe asnjë pacient nuk ka vdekur, informon Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik.
Nga rastet e reja në Tetovë janë 13, në Shkup 12, në Veles 3, në Gostivar, në Prilep dhe Strumicë nga 2, Ohër, Shën Nikollë dhe në Dellçevë nga 1.
Janë regjistruar 10 pacientë të shëruar, nga Shkupi 5, Kërçova dhe Tetova 2, Strumica dhe Berova 1.
Janë kryer 4.264 teste përmes: ISHP-96, QSHP Shkup-35, QSHP Manastir-93, QSHP Prilep-43, QSHP Tetovë-17, QSHP Kumanovë-21, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile-0, Mjekësia Ligjore-0, Spital laboratorik Kozle-0, KE Pulmologji me alergologji 0, SPQ “8- Shtatori”-8, Instituti i Mikrobiologjisë-10, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) -66, Avicena-223, Biotek-166, Sistina-103, Laboratori Laor- 443, Sinlab-49, Remedika-16, Fertilitet-51, Genea-6, Nikob lab-905, VFV Medikal-26, Eli Medika-7, ISHP dhe ISHP (test i shpejtë) – gjithsej 1, 880.
Deri tani në vend janë bërë gjithsej 949.011 testime të Kovid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 156,054, numri i pacientëve të shëruar është 150,273, numri i viktimave është 5,489, derisa numri i rasteve aktive është 292.