Tiranë, 13 gusht – Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë diagnostikuar 154 raste të reja, që është numër shumë i lartë në 24 orë deri më tani. Edhe më tej kryesisht vatër mbetet Tirana ku janë 84 prej të infektuarve, pas çfarë vijon Durrësi me 10.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kanë vdekur pesë pacientë apo 213 deri më tani, derisa betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 64, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3.616 persona.
Me 643 testimet e fundit deri më tani janë bërë gjithsej 48.319 testime, pozitivë ndaj Kovid-19 janë 6.979, prej të cilëve aktivë janë 3.142 persona.
Nga fillimi i këtij muaji mesatarisht në ditë janë regjistruar nga mbi 130 të infektuar të rinj apo gjithsej 1.714 persona.