Shkup, 23 janar – Komisioni për sëmundje infektuese në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë konstatoi se gripi akoma është me aktivitet të ulët. Për momentin janë regjistruar 1.739 raste të të prekurve nga gripi dhe pritet rritje e aktivizimit në periudhën e ardhshme.
Nga Ministria kumtuan se Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka dërguar vendime në shkollat e mesme dhe fillore për ndërmarrjen e masave për pastrimin dhe dezinsektimin e hapësirave shkollore, sigurimin e mjeteve për higjienë personale (sapun të lëngshëm) si dhe ndjekjen e rregullt të mungesës së fëmijëve nga mësimi.
Komisioni për sëmundje infektuese e ka shqyrtuar edhe mundësinë me morbilet (fruthin). Janë paraqitur dy raste të reja të morbileve nga Instituti për Shëndet Publik. Bëhet fjalë për një fëmijë gjashtëmuajsh, i cili për shkak të moshës akoma nuk është vaksinuar (nuk iu nënshtrua vaksinës) dhe është në gjendje të mirë të përgjithshme. Rasti i dytë është një burrë i moshës 40-vjeçare (i vaksinuar me një dozë vaksine), i cili është kontrolluar vetëm në ambulancë dhe është lëshuar për mjekim shtëpiak. Për të dy rastet ekzistojnë të dhëna për lidhje epidemiologjike, si dhe të dhëna për kontakt me një të sëmurë për morbile.
Gjithashtu, janë zbatuar ndjekje epidemiologjike të më të afërmve dhe kontakteve për nevojën eventuale prej vaksinimit me vaksinën MRP, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.