Shkup, 26 janar – Pas zgjedhjes në postin e kryetarit të Federatës së Mundjes të Maqedonisë, në kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor që u mbajt më 28 dhjetor të vitit të shkuar, Betim Vrenezi, edhe zyrtarisht është emëruar në këtë post edhe nga Regjistri Qendror i Maqedonisë, bën të ditur faqja zyrtare e KM “Liria”. Ndryshe, Vrenezi e ka nisur punën e tij qysh prej ditës së emërimit nga Kuvendi i jashtëzakonshëm, ndërsa tani e tutje, në Federatën e Mundjes të Maqedonisë priten risi te reja dhe të mëdha.