Shkup, 19 shkurt – Regjistri Qendror edhe të shtunën më 24 shkurt nga ora 8:00 deri në orën 16:00 do të realizojë pranim të llogarive vjetore dhe raporte financiare për vitin 2017 në të gjithë qytetet përveç në Kratovë, Krushevë dhe Demir Hisar, informojnë nga institucioni.
Të hënën, të martën dhe të mërkurën Regjistri Qendror do të punojë nga ora 7:00 deri në orën 21, përveç se në zyrat rajonale në Makedonski Brod, Vinicë, Berovë dhe Dellçevë, ku orari i punës do të jetë nga ora 8:00 deri në orën 16:00. Në Kratovë, Krushevë dhe Demir Hisar, ku Regjistri Qendror nuk ka zyra, pranimi i llogaritjeve vjetore do të realizohet të hënën, të martën dhe të mërkurën nga ora 8:00 deri në orën 16:00 edhe atë në Kratovë dhe Demir Hisar në hapësirat e komunës, ndërsa në Krushevë në UNI banka.
“Subjektet me lloj të madhësisë (mikro dhe të vogla) të cilët nuk do të dorëzojnë llogari vjetore në formë të shkruar në afatin ligjor, do të kenë mundësi që llogarinë vjetore, në pajtueshmëri të Ligjit për shoqata tregtare ta dorëzojnë në formë elektronike deri më 15 mars të këtij viti”, thonë nga Regjistri Qendror.