Qasje më të thjeshtë në të gjitha informacionet servisore dhe shërbyese në më shumë institucione në RM siç janë MPB, Kadastra dhe të tjera duhet të mundësojë formimi i Regjistrit Qendror Elektronik i popullsisë, projekt i ri qeveritar për të cilin dje është miratuar informacion në seancën qeveritare. Siç deklaroi për mediat zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, për realizimin e projektit e obliguar është Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Ministria e Punëve të Brendshme të cilët prej më 5 tetor duhet ta harmonizojnë planin veprues për zbatimin e tij, ndërsa vendimi përfundimtar duhet të përpunohet deri në korrik të vitit 2018.
Ai theksoi se Regjistri i Popullsisë nuk mund të lidhet me regjistrimin. “Kur të bëhet dhe sigurohet vetë vegla përmes saj është e mundur të bëhet edhe regjistrimi elektronik, por ajo nuk e përjashton zbatimin e regjistrimit të popullatës në formën e tij të standardizuar”, sqaroi Boshnjakovski. Në pyetjen e gazetarëve, shtoi se Regjistri i popullsisë nuk është zëvendësim i regjistrimit dhe se Regjistri i popullsisë është me qëllim tjetër.
Lidhur me mundësinë që të dhënat e Regjistrit të popullsisë të përdoren si bazë për plotësimin e të drejtave politike, midis të tjerash edhe ato të cilat dalin prej Marrëveshjes së Ohrit, zëdhënësi i qeverisë theksoi se bëhet fjalë për çështje hipotetike, pasi që, siç thotë, projekti është në përpunim dhe akoma nuk është funksional dhe i theksoi përvojat e disa vendeve evropiane.
Regjistri Qendror Elektronik i popullsisë duhet t’i përfshijë fushat në vijim për popullsinë në Republikën e Maqedonisë: emrin, mbiemrin, gjuhën, NVAQ, gjininë, datën e lindjes, vendin e lindjes (shtetin, komunën, vendbanimin), dokumentet personale (lista e dokumenteve me të dhëna për numrin, llojin, datën e validitetit, datën e afatit, statusin, vendin e lëshimit), nëna (NVAQ), babai (NVAQ), adresa e vendbanimit (komuna, vendbanimi, rruga, numri, (numri i hyrjes, banesës), adresa e qëndrimit të përkohshëm (komuna, vendbanimi, rruga, numri, hyrja, banesa), shtetësia (shteti, statusi, data e fillimit, data e ndërprerjes), statusi martesor, data e statusit martesor, bashkëshort/e (NVAQ), kombësia, vdekja, data e vdekjes, vendi i vdekjes (shteti, komuna, vendbanimi).
Boshnjakovski informoi edhe se në seancën e djeshme qeveritare me propozimin e MPB-së është shqyrtuar dhe miratuar edhe informacioni për nevojën e formimit të Grupit midis dikastereve për përgatitjen dhe ndjekjen e zbatimit të Planit për realizimin e rekomandimeve të grupit të ekspertëve të lartë për çështje sistematike nga qeverisja e së drejtës lidhur me ndjekjen e komunikimeve.