Regjimi i Asadit gjatë muajit korrik ka përdorur 528 bomba fuçi

 Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) njofton se regjimi i Bashar al Asadit në Siri në sulmet e kryera gjatë muajit të

kaluar ndaj vendbanimeve civile në rajone të ndryshme të shtetit, ka përdorur 528 herë bomba fuçi, transmeton Anadolu Agency (AA).

SNHR ka publikuar raportin në lidhje me sulmet me bomba fuçi të kryera gjatë muajit korrik ndaj vendbanimeve civile nën kontroll të opozitarëve.

Në raport thuhet se në sulmet e muajit të kaluar të forcave të regjimit, bombat fuçi janë përdorur 528 herë. Gjatë këtyre sulmeve kanë humbur jetën gjithsej 9 civilë, prej tyre 5 fëmijë dhe 2 gra.

Sipas raportit, regjimi i Asadit dhe Rusia me sulmet intensive të muajit të kaluar në rajonet jugore të shtetit ka synuar që të detyrojë popullin e rajonit në migrim.

Forcat e regjimit në sulmet gjatë muajit korrik kanë përdorur 496 herë bomba fuçi në Dera, 28 në Kunejtra dhe 4 herë në vendbanimet civile në Idlib.

Kurse numri gjithsej i bombave fuçi të përdorura gjatë muajve janar-korrik të këtij viti njoftohet se është 3 mijë e 436.

Kostoja 50 dollarë, ndikimi i madh

Regjimi po i preferon bombat fuçi për shkak të kostos së ulët prej 50 dollarësh, si dhe të efektit të tyre që shkaktojnë shkatërrim të madh.Regjimi me këto bomba në masë të madhe si objektivë po i merr hapësirat civile, duke synuar kështu shkaktimin e numrit më të madh të vdekjeve. Bombat në bazë të masës së mbushur me eksplozivë, mund të shkaktojnë shkatërrim në një hapësirë prej 50-200 metrash.

Përdorimi i bombave fuçi, për shkak të dëmeve që po shkaktojnë në vendbanimet po i detyrojnë civilët në migrim.