Shkup, 1 maj – Me rastin e festës së punës “1 Maji”, gjegjësisht për shkak të marshit të caktuar sindikal në organizim të Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, që do të fillojë sot në orën 11.00 në Shkup, Sektori për siguri të komunikacionit rrugor pranë SPB Shkup do të vendos regjim të veçantë në komunikacion për zhvillim të papenguar të manifestimit përgjatë marshrutës së lëvizjes së pjesëmarrësve.
MPB-ja kumtoi se marshi është paraparë të fillojë para ndërtesës së LSM-së në rr. “Mirçe Acev” me lëvizje: majtë përmes rrugës “Filipi i 2-të i Maqedonisë”, djathtë përmes rrugës “Dimitrie Çupovski”, djathtë përmes rrugës “Vasil Glavinov”, drejtë përmes bulevardit “VMRO”, majtë përmes bulevardit “Ilinden” deri para objektit të Qeverisë së RMV në Shkup.
Për këto arsye policia rrugore do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacion përmes rrugëve të lartpërmendura në zonën qendrore të qytetit.
MPB-ja apelon deri tek qytetarët që t’i respektojë urdhrat që i japin nëpunësit policorë nëpër rrugët ku do të lëvizin pjesëmarrësit e marshit