Shkup, 6 janar – Regjim i posaçëm komunikacioni prej orës 11 do të ketë rreth Kishës ortodokse në Shkup për shkak mbajtjes së manifestimit buzmit.
Manifestimi është në organizim të Shoqatës për ripërtëritjen e traditave ortodokse “Karvan i buzmit”, ndërsa do të fillojë në orën 11 në sheshin para kishës “Shën Dimitria” (rr Komuna e kuqe e Shkupit). Prej orës 11:45 deri në orën 12:30 do të mbahet karvani i buzmit nga kisha Sh Dimitrij (rr. Komuna e Kuqe e Shkupit) deri te kisha “Sh Klimenti i Ohrit”. Pjesëmarrësit do të lëvizin prej rr “Ilo Vojovoda” në të majtë nëpër bulevardin “Goce Dellçev”, drejtë nëpër bulevardin “Ilinden” majtas nëpër bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit” deri para hyrjes në Kishën “Shën Klimenti i Ohrit në bulevardin “Aradhet partizane” në Shkup.
Nga MPB-ja apelojnë deri te qytetarët t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë.