Sektori për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup duke filluar prej sot në orën 19:00, deri nesër në orën 18:00, do të vendosë regjim të posaçëm komunikacioni përgjatë tre rrugicave vrapuese në kuadër të mbajtjes së nesërme të manifestimit të nesërm sportiv tradicional – “Viz Er maratona e Shkupit 2019” me fillim në orën 8:30.
MPB sot kumtoi se për garën prej 5.000 metrave për qarkullim përkohësisht do të mbyllen rrugët në vijim: nga pika fillestare në rr. “Dimitrie Çupovski” drejt përgjatë rr. “11 tetori” në drejtim të Spitalit të qytetit, drejt “Kryqit të Kuq”, afër Kombinatit të duhanit në të majtë përgjatë bul. “Republika e Krushevës”, mandej djathtë përgjatë bul. “Brigada e tretë maqedonase”, drejt përgjatë bul. “Brigada e tretë maqedonase” deri te udhëkryqi me rr. “Crvena voda 7” ku kthehet në gjysmërreth e pastaj djathtë nëpër bul. “Brigada e tretë maqedonase”, djathtë nëpër rr. “Franjo Kluz”, në të majtë nëpër drejtimin e kundërt të lëvizjes në bul. “Kuzman Josifovski Pitu”, në të majtë nëpër bul. “Koço Racin” në të djathtë nëpër rr. “11 Tetori” deri në cakun – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Traseja e dytë për garën e 21 kilometrave, gjysmëmaratonë: fillimi është përmes Portës Maqedonia, Sheshit Maqedonia, përmes Urës së Gurit, në të majtë në rr. “Iljo Vojvoda”, në të majtë përgjatë urës Goce Dellçev, drejt nëpër bul. “Ilinden” në të majtë nëpër rr. “Lubljanska”, drejtë nëpër rr. “Moskovska”, në të djathtë nëpër rr. “Vojvoda Vasil Çakallarov”, në fund të rrugës kthehet në gjysmërreth prapa dhe vazhdohet drejt nëpër rr. “Mitropolit Teodosij Golloganov”, drejt nëpër rr. “Dimitrie Çupovski”, drejt nëpër rr. “11 Tetori”, në të majtë në bul. “Republika e Krushevës”, në të djathtë nëpër bul. “Brigada e tretë maqedonase”, në të majtë nëpër rr. “Franjo Kluz”, në të djathtë nëpër bul. “Jane Sandanski” deri në fund para semaforit me bul. “Serbia” kthehet prapa nëpër bul. “Jane Sandanski”, në të djathtë nëpër rr. “Franjo Kluz”, në të majtë nëpër bul. “Brigada e tretë maqedonase”, në të majtë nëpër bul. “Republika e Krushevës”, në të djathtë nëpër rr. “11 Tetori”, drejt deri para Kuvendit të RMS, ku është edhe caku.
Edhe traseja e tretë për maratonën 42 kilometra/maratonë stafetë, që do të vrapohet nëpër të njejtat rrugë si edhe gjysmëmaratona, por pas rrethit të parë kur garuesit do të vijnë para Kuvendit të RMS vazhdojnë edhe një rreth nëpër rr. “Dimitrie Çupovski”, në të djathtë nëpër bul. “Shën Klimenti i Ohrit”, në të majtë nëpër bul. “Ilinden” dhe vrapohet ruta e njejtë si në rrethin e parë.
Për atë qëllim MPB u bën thirrje qytetarëve t’i respektojnë urdhërat që i japin nëpunësit policorë nëpër rrugë.(koha.mk)