Regjim i posaçëm komunikacioni në një pjesë të bulevardit “Ilinden”

Shkup, 11 maj Ministria e Punëve të Brendshme informon se sot në një pjesë të bulevardit “Ilinden”, nga udhëkryqi me rrugën “Aminta III” deri te udhëkryqi me rrugën qasëse për hyrje në objektin e Qytetit të Shkupit, do të ketë regjim të posaçëm në komunikacion.

Regjimi i posaçëm i komunikacionit është prë shkak të mbajtjes së manifestimit “Auto Plus Strit Shou”.

Komunikacioni do të rikahëzohet përgjatë rrugëve përreth. MPB u bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë urdhërat që i japin nëpunësit policor nëpër rrugët ku pozhvillohet ngjarja.