Regjim i posaçëm komunikacioni do të vendoset në Nerez nesër dhe pasnesër në periudhën nga ora 8:30 deri në orën 10:30, për shkak mbajtjes së “FIS roler ski kup Shkup” të dytë ndërkombëtar.
Siç kumtoi MPB-ja, Sektori për siguri në komunikacionin rrugor do të ndërmarrim masa për regjim të posaçëm në komunikacion nëpër rrugët në drejtim të fshatit Nerez i Poshtëm – rruga “Kozle 1” deri në parkingun te manastiri “Shën Pantelemon” në vazhdim deri te parkingu në Vodno të Mesme.
“Për këtë qëllim MPB-ja apelon deri te qytetarët t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë nëpër rrugët ku do të lëvizin pjesëmarrësit”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme. “FIS roler ski kup Shkup” e organizon Klubi për biathlon dhe skijim nordik dhe kërcime skiatore “Munte” – Shkup.