Ministria e Punëve të Brendshme nga ora 13 do të vendosë regjim të posaçëm të trafikut në rrugën para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për shkak të protestës së paralajmëruar.
“Për këto arsye trafiku do të ridrejtohet në bulevardin “Iliden” përgjatë udhëkryqit midis bulevardit “Goce Dellçev” dhe bulevardin “VMRO” deri te udhëkryqi në bulevardin “Ilinden” dhe bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit” kumtoi MPB.
Nga atje u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë urdhrat që i lëshojnë nëpunësit policorë.