Shkup, 8 prill – Për personat me nevoja të veçanta nuk do të vlejë ndalesa për lëvizje në periudhën prej orës 19:00 deri në orën 20:00, prej të hënës deri të premten, ndërsa gjatë fundjavave prej orës 11:00 deri në orën 13:00. Këtë masë e solli Qeveria në seancën e sotme të 38-të, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Siç bëri të ditur pres-shërbimi qeveritar, kjo masë e lejes për lëvizje për personat me nevoja të veçanta ka të bëjë edhe për personat të cilët i shoqërojnë këto qytetarë gjatë lëvizjes së kufizuar në periudhat e përmendura kohore.