Regjim i përkohshëm komunikacioni në urën “Goce Dellçev”

0

Shkup, 6 korrik – Në urën “Goce Dellçev” sot dhe nesër do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të kryerjes së aktiviteteve komplekse ndërtimore.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion ta respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor dhe t’u përmbahen regjimit të vendosur të komunikacionit. I lusin të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për durim dhe mirëkuptim për shkak të zhvillimit të vështirësuar të komunikacionit në këtë pjesë të qytetit.

Ndërmarrja publike e qarkullimit “Shkup” kumtoi se këtë fundjavë, prej orës 5:00 deri në orën 17:00, për shkak të ndërhyrjeve ndërtimore në urën “Goce Dellçev” do të vendoset regjim i përkohshëm i komunikacionit. Autobusët e transportit publik që qarkullojnë në atë pjesë do të rikahëzohen.

Comments are closed.