Shkup, 2 prill – Në bulevardin “Hristian Todorovski Karposh” nesër dhe pasnesër do të vendoset regjim i përkohshëm komunikacioni për shkak të kryerjes së punëve në rrugë, kumtoi Qyteti i Shkupit. Do të asfaltohen dy korsitë e majta të komunikacionit (nga ana e parkut në Çair), në udhëkryqin me rrugën “Xhon Kenedi” deri te rruga “Rokomia”.
Për shkak të kësaj do të vendoset sinjalizim adekuat rrugor, ndërsa komunikacioni do të zhvillohet në dy korsitë e djathta të rrugës.
Qyteti i Shkupit apelon deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion ta respektojnë sinjalizimin e vendosur të komunikacionit në këtë pjesë dhe ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve të rrugës.