Shkup, 5 korrik – Në urën “Goce Delçev” sot dhe nesër do të vendoset regjim i përkohshëm i komunikacionit për shkak të kryerjes së aktiviteteve të ndërlikuara ndërtimore.
“Për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në urë sot nga ora 5:00 e mëngjesit deri në orën 17:00 pasdite do të jetë tërësisht e mbyllur për qarkullim ana e urës në drejtim të QT ‘Mavrovasja’ drejt Qeverisë (lindje-perëndim). Të dielën për shkak të kryerjes së ndërhyrjes së njëjtë ndërtimore në urë në periudhën nga ora 5:00 e mëngjesit deri në orën 17:00 pasdite, do të jetë tërësisht e mbyllur për qarkullim në drejtim të Qeverisë drejt QT ‘Mavrovasja’ (perëndim-lindje)”, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.
Gjatë regjimit të përkohshëm të komunikacionit do të ketë rikahëzim të të gjitha linjave të autobusit të cilat kalojnë në këtë lëvizje.
Qyteti i Shkupit apelon deri tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që ta respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor dhe të përmbahen deri tek regjimi i vendosur rrugor. I lusin të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për durim dhe mirëkuptim për shkak të zhvillimit të mundshëm të vështirësuar të komunikacionit në këtë pjesë të qytetit.