Qyteti i Shkupit informon se nga sot e deri më 24 prill do të vendoset regjim i përkohshëm i komunikacionit në një pjesë të bulevardit “Aradhet Partizane”. Regjimi i komunikacionit vendoset për shkak të realizimit të aktiviteteve ndërtimore për asfaltimin përfundimtar të bulevardit “Aradhet Partizane”, nga rruga “Franklin Ruzvelt” deri te udhëkryqi me bulevardin “8 Shtatori”. Autoritetet e qytetit apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që ta respektojnë regjimin e vendosur në komunikacion dhe sinjalizimin e vendosur rrugor dhe ta aftësojnë shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve në rrugë.