David Trezegue, në një intervistë të dhënë për “AS”, ka zbuluar një prapaskenë interesante të merkaton: “Në periudhën e dytë të Kapellos, në 2006-ën, më ka kontaktuar Real Madrid. Juventusi sapo kishte pësuar një krizë administrative, por unë refuzova. Ishin ata që nuk donin të largoheshin, si Del Piero, Buffon dhe unë. Duhet të falënderojmë disa vlera që na janë përcjellë”, ka thënë sulmuesi francez.
Kriza për të cilën flet ish-futbollisti është “Calciopoli”, skandali që u zbuluar në javët e fundit të sezonit 2005-06, që dërgoi klubin bardhezi në Serinë B. Mes “senatorëve” që vendosën të qëndronin te bardhezinjtë, përveç Del Pieros dhe Buffon të përmendur nga francezi, kanë qenë edhe Pavel Nedved, Mauro Kamoranesi, Xhianluka Pessotto, Alessandro Birindelli dhe Xhorgjio Kielini. Jo më kot këta janë edhe lojtarët më të dashur për tifozerinë bardhezi.