Një ngjarje tejet interesante dhe e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në Premier Ligën ruse, teksa sot video është bërë virale, transmeton Gazeta Metro, përcjellë gazeta Koha. Gjiganti rus, Zenit shënoi fitore 3-1 ndaj Arsenal Tulas në ndeshjen e javës së 9’të në kampionatin e Rusisë. Por, një ngjarje tjetër mori vëmendje e kësaj ndeshje.
Po zhvillohej minuta e 75’të kur trajneri i Zenitit, Sergey Semak, kërkoi zëvendësimin e sulmuesit, Serdar Azmoun, me Aleksandr Erokhin. Por, Azmoun nuk pranoi që të zëvendësohej, duke kthyer kokën nga krahu tjetër edhe pse arbitri i bënte me shenjë të largohej.
Kësisoj, sulmuesi tjetër i Zenitit, Artem Dzyuba, ndërhyri duke e larguar me forcë bashkëlojtarin e tij nga loja.
#Zenit'te Artem #Dzyuba, oyundan çıkmak istemeyen Serdar #Azmoun'un başını beladan kurtarıyor! @fczenit_en pic.twitter.com/WsF6sx9FAc
— Fanatik (@fanatikcomtr) September 14, 2019