Një person nga Louisiana është arrestuar në Disney World pasi ka refuzuar që të matë temperaturën. Turisti, Kelly Sills 47-vjeçar është arrestuar më 13 shkurt pasi ai injoroi kontrollimin e temperaturës e pastaj refuzoi që të kthehej.
Sipas raportove, Sill ishte jashtë restorantit duke debatuar me menaxherin e sigurimit dhe duke folur me duart lartë. Pasi ju tha se duhet ta lëshonte parkun, Sills ka refuzuar dhe ka vazhduar të debatojë.
Pastaj ai u zhvendos në prapaskenë dhe u arrestua. Në videon e publikuar ai shihet tek thotë se ka shpenzuar 15.000 dollarë që të shkonte atje. Sill pastaj është shpallur i pafajshëm për akuzat që e kanë rënduar.