Pavarësisht arritjes në vendin e katërt me kualifikimin pasues në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, nuk do të jetë Bayer Leverkusen në të ardhmen e sulmuesit Julian Brandt, shkruan SYRI.net, përcjellë gazeta Koha.
Siç raportohet nga edicioni i sotëm i Kicker, duket se lojtari, i ndjekur edhe nga Juve dhe Atletico Madrid, do të shkojë në Borussia Dortmund. Në ditët e fundit ka pasur kontakte midis drejtuesve verdhezinj dhe babait të djalit, 23 vjeç, të cilët e kanë bindur atë të ndryshojë ajrin, por të vazhdojë të qëndrojë në Bundesligë.