Një pastor ka vrarë një grua pasi kjo e fundit refuzoi të bënte seks me të. Thomas Bruce, nga Misuri u arrestua të mërkurën pas një kërkimi dy-ditor nga autoritetet policore.
Mbi të rëndon akuza e vrasjes së bashkëshortes pasi ajo refuzoi të kryer marrëdhënie seksuale me të, ndërsa e detyroi të bënte aktin në pjesën e pasme të dyqanit të tij, së bashku me dy persona të tjerë.
Zyra e Sekretarit të Shtetit të Misurit gjithashtu tha se Bruce ishte udhëheqës i një kishe jofitimprurëse e cila u formua në vitin 2003, por u shpërnda në vitin 2007, raportoi CBS.
Ai dyshohet se hyri në dyqan rreth orës 15.30, duke pretenduar se ishte një klient dhe më pas e detyroi Jamie Schmidt, një nënë 53-vjeçare e martuar, dhe dy gra të tjera që nën kërcënimin e armëve të hiqnin rrobat e tyre. Është e paqartë nëse gratë e tjera ishin punonjëse të dyqanit apo kliente.