Refuzoi 12 mln euro, Ozil nuk largohet nga Arsenali

59

Mesut Ozil nuk e ka ndërmend të largohet nga Arsenali, së paku deri në përfundim të kontratës së tij. Mesfushori gjerman është pjesë e klubit londinez që nga viti 2013, por që së fundmi po ka problem për të luajtur.  Ozil nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta dhe spanjolli i ka bërë të qartë se hapësirat për të do të jenë minimale.

Daily Express ka raportuar se gjermani ka refuzuar tani një ofertë tejet të majme për tu larguar nga Arsenali. Ka qenë skuadra arabe Al-Nasr që i ka ofruar gjermanit kontratë tri vjeçare me pagë vjetore prej 12 milionë eurove në sezon. Por kampioni i Botës me Gjermaninë ka refuzuar largimin nga Topçinjtë pasi dëshiron të qëndrojë aty deri në fundin e kontratës. 32-vjeçari ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2021 dhe i ka bërë të qartë klubit se do të largohet vetëm pas përfundimit të kontratës. Gjithsesi klubi arab Al-Nasr mund të shpresojë ende në transferimin e Ozil, por vetëm pas një viti.

 

Comments are closed.