Shkup, 8 maj – Prokurori i PPS-së, Stevço Donev në vazhdimin e pasdites së seancës për lëndën “Tanku” në gjykatë dorëzoi njoftim prej prokurores speciale, Katica Janeva se nuk ka bazë ligjore për kërkesën e mbrojtjes për përjashtimin e tij dhe për prokuroren Lençe Ristovska.
Donev tha se kërkesa e avokatëve për përjashtimin e prokurorëve është me qëllim që të prolongohet debati publik dhe propozoi gjykimi të vazhdojë pasi që nuk ekzistojnë kurrfarë pengesash për këtë.
Gjykatësja Dobrilla Kacarska përsëri dha pushim që të mundet mbrojtja t’i shqyrtojë parashtresat e PPS-së.
Në seancën e sotme marrin pjesë të akuzuarit Nikolla Gruevski dhe ish-ndihmës ministri i MPB-së, Gjoko Popovski. Në lëndën “Tanku” e akuzuar është edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, por procedura për të është veçuar për shkak të “shtatzënisë së rrezikshme”.
Të tre akuzohen për furnizimin e mercedesit luksoz prej 600 mijë eurosh.