Shkup, 22 gusht – Gjykatësja Dobrilla Kacarska e refuzoi kërkesën për mbrojtje të të akuzuarve për rastin në Kuvend më 27 prill, për anulim të gjykimit dhe paralajmëroi se seanca do të zgjat edhe pas orarit të punës së gjykatës.
Avokatët në fillim të debatit kryesor kërkuan ekspertizë në dëshmitë e Prokurorisë publike, me elaborimin se i nuk i kanë marrë të gjitha dëshmitë materiale. Avokatët konsiderojnë se një pjesë e atyre dëshmive mund të jenë kyçe në procedurë.
Një pjesë e mediave kërkoi ndarje të procedurës për 16 të akuzuar.
Prokuroret Gordana Smaqoska dhe Vilma Ruskoska thanë se në afatin ligjor mbrojtjes i është mundësuar të bëjë verifikim në të gjitha procesverbalet dhe dëshmitë. Ata nga avokatët Donpo Nakov kërkuan që të mos e gënjejë opinionin me kërkesa të këtilla.
Nakov u përgjigje se kërkon që të ketë qasje deri te dëshmitë e caktuara që kanë qenë të pakapshëm për ata gjatë hetimit, ndërsa tani janë bërë të kapshëm.
Seanca zhvillohet në kushte të vështirësuara, sepse gazetarët dhe të tjerët të pranishëm në sallën gjyqësore dëgjojnë shumë dobët çka bisedohet në sallën gjyqësore sepse nga jashtë dëgjohen tinguj të fuqishëm të surleve dhe lodrave dhe brohoritje nga mbështetësit e të të akuzuarve.
Në seancën e sotme të parë për ngjarjet në Kuvendin e RM-së më 27 prill të vitit të kaluar kanë marrë pjesë të gjithë 33 të akuzuar.
Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakaria Simovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.
Lënda, e udhëheq gjykatësja nga krimi i organizuar, Dobrilla Kacarska, ndërsa janë caktuar 37 terminë për seancë kryesore.