Refuzohet kërkesa e Koçanit, do të duhet të paraqitet në Shutkë

Shkup, 5 korrik – Gjykata Penale Themelore – Shkup e refuzoi si të pabazë kërkesën e Sead Koçan për anulim të vuajtjes së dënimit për rastin “Trust” të Prokurorisë Speciale Publike.

“Në lidhje me shumë pyetje të gazetarëve të dorëzuara te Gjykata Penale Themelore – Shkup, në lidhje me lëndën e prokurorisë të emëruar si “Trust”, e informojmë opinionin se lutja për anulim të kryerjes së sanksionit është refuzuar si e pabazë dhe e njëjta është dorëzuar te palët në procedurë”, citohet në kumtesën e publikuar në ueb faqen e Gjykatës Themelore Penale – Shkup. Biznesmeni Sead Koçan më 17 korrik duhet të lajmërohet për vuajtje të dënimit me burg për rastin “Trust”.

Së pari Koçan nga gjykata mori gjashtë vite burg, sepse si drejtor i kompanisë “Transmet” me dokumente të rrejshme ka marrë pjesë dhe ka fituar tendera për gërmim të thëngjillit dhe zgjyrës në REK “Bitola” të SHA ELEM me vlerë prej 17 milion euro. Gjykata e Apelit të akuzuarit të parë Koçan ia zvogëloi shkallën e dënimit për katër vjet.