Stamboll, 9 prill – Komisioni suprem zgjedhor i Turqisë (JSK) e refuzoi kërkesën e Partisë qeveritare të drejtësisë dhe zhvillimit (AKP) të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për numërimin e të gjitha votave në 31 qarqet e Stambollit, deklaroi sot një anëtar i komisionit, njofton Koha.
Presidenti turk Erdogan dje deklaroi se dallimi në numrin e votave që i fituan dy kandidatët kryesorë në Stamboll është shumë i vogël që të mund opozita të shpall fitore dhe se partia e tij kërkon numërim të sërishëm të të gjitha vendvotimeve, gjegjësisht në të gjitha 39 qarqet në Stamboll.
Rezultatet e para të javës së kaluar nga zgjedhjet lokale të mbajtura më 31 mars treguan fitore të ngushtë të Partisë turke republikane popullore kryesore opozitare.
Një përfaqësues i AKP-së në JSK, Rexhep Ozel deklaroi se komisioni është pajtuar për numërimin e sërishëm të 51 kutive të votimit, të sistemuara në 21 nga gjithsej 39 qarqe të qytetit. Me këtë rast, çdo kuti e votimit ka nga disa qindra vota. (koha.mk)