Shkup, 10 prill – Gjykata e Apelit e refuzoi kërkesën e mbrojtjes së një pjese të të akuzuarve për rastin “Tank”-u për përjashtimin e kryetarit të Këshillit gjyqësor Ivan Xholev. Ai, madje, e refuzoi kërkesën për përjashtimin e Këshillit gjyqësor për lëndën e njëjtë.
Lidhur me vendimin, mbrojtja kërkoi që t’i jepet afat për ankesë. Këshilli gjyqësor refuzoi, për shkak se në vendimet kjo nuk është paraparë.
Avokatët sërish kërkuan përjashtim të Këshillit gjyqësor duke e akuzuar për anshmëri. PSP, nga ana tjetër, propozoi se në qoftë se të gjithë mbrojtësit pajtohen se duhet të ketë përjashtim, kjo të bëhet menjëherë dhe të mos zvarritet. Avokatët e të akuzuarve theksuan se secili nga ata individualisht ka të drejtë të dorëzojë kërkesë për përjashtim.
Kërkesat paraprake për përjashtim, siç elaboruan avokatët, ishte për shkak të asaj që prokurorja speciale Katica Janeva ka dhënë deklaratë për një televizion kombëtar se ka gjykatës të cilët veprojnë për lëndë të PSP-së, ndërsa janë përgjuar.
Në lëndën “Tank”-u janë të akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe ish-ndihmës ministri në MPB Gjoko Popovski, për furnizimin me “mercedesin” luksoz prej 600 mijë eurove.
Sipas aktakuzës, në periudhën prej shkurtit deri nga fundi i tetorit të vitit 2012, Gruevski si person zyrtar i ka shfrytëzuar ndikimin dhe pozitën zyrtare dhe ka kërkuar nga ministrja e Punëve të Brendshme Jankullovska, të kryejë furnizim publik në të cilin Ministria do të blejë veturë të blinduar “mercedes”, modeli “C-600 gard”, ndërsa në procedurën është favorizuar operatori ekonomik M.A. SHPKNJP, përfaqësues i përgjithshëm dhe distributor i brendit “Mercedes”.