Policia në Lohne të Gjermanisë kanë marrë në pyetje një familje refugjates nga Libani pasi fotografia e vajzës 8-vjeçare u shfaq në shpock.com ku thuhej se ishte në shitje për 45 mijë dollar. Aplikacioni për telefona është një platformë ankandi qe përdoret nga njerëz që duan të shes dhe blejnë në mënyrë të shpejtë brenda lagjes.
Një nga përdoruesit njoftoi policinë kur e pa ofertën tronditës në mesin e reklamave të zakonshme për biçikleta, rrobat e përdorura dhe produktet shtëpiake. Policia gjurmoi vajzën në një shtëpi refugjatësh në Lohne, Rhine-Westphalia në Gjermani, ku ajo është duke jetuar me familjen prej dy vitesh.
Vajza tha se shitja ishte ideja e saj dhe që çdo gjë u bë nga ajo. Është e pabesueshme se si ajo zgjodhi çmimin specifik prej 45.448 dollarë, pasi fëmijët e kësaj moshe rrallë mund ta kuptojnë vlerën e parasë.