Gëzim Dervishi djaloshi nga Drenica ka udhëtuar më shumë se 3 mijë kilometra për në shtetin suedez aty ku para 6 vitësh autoritetet suedeze në qytetin Vasterasit vendosën skulpturën e Gëzimit në shenjë kujtimi për fëmijët shqiptar që u vranë në luftën e Kosovës, dhe gjithë ata fëmije që u traumatizuan nga terrori i ushtrisë serbe, shkruan Kosova Post.
Gëzimi në atë kohë i kishte vetëm 8 vjet kur ishte depertuar nga Kosova në kampet e refugjatëve në Suedi.
I pikēlluar dhe me duar në faqe është ky imazhi i Gëzimit i cili bëri që Suedia tash në nje nga sheshet e saj ta ketë gëzimin, fëmijun e merzitur nga Kosova që ushtria serbe e dëboj nga shtëpia dhe e depertoj si refugjatë në Suedi.
Gëzimi ketë të premte pas shumë tentimeve të tij për të vizituar statujë e tij të vendosur në qytetin Suedez, Vasterasit ia arriti qëllimit. Ai sot qëndroj përballë vetës së tij, por ksaj herë Gëzimi ishte rritur e bërë burrë e ‘Gëzimi’ në skulpturë ende ishte i pikëlluar dhe mbante dy duart në faqe.
Është vetē Gëzimi ai që ka publikuar disa foto nga qyteti i Vasterasit në Suedi me mbishkrimin ‘ Sa më gëzim e prita këtë ditë të përqafoj një herë”
Kosova Post merr vesh se gëzimi që është një personazh për shtetin suedez deri me tani në mungesë vize nuk ka mundur që të vizitoj skultpturen e tij, edhe pse ishte bërë bujë e madhe mungesa e vizës për të, por regjisori suedez kishte ardhur nga Suedia dhe e kishte vizituar Gëzimin i cili ishte kthyer së bashku me familjën e tij në fshatin Gradicë të Drenasit.
Ndryshe , Historia me Gëzimin kishte filluar në vitin 2002, kur regjisori suedez Knutte Wester ishte zhvendosur me studion e tij nga veriu i Suedisë në një nga kampet refugjateve në pjesën qendrore te Suedisë. Atëbotë Gëzim Dervishi 8 vjeçar e vizitonte çdo ditë studion e artistit suedez.
Përjetimet gjatë luftës së Gëzim Dervishit ishin filmuar nga regjisori suedez, Knutte Wester.
Dokumentari i realizuar për Gëzimin, “Gëzim Rewind” është dokumentari me i suksesshëm, dhe ka marrë shpërblime në disa festivale të filmit në Suedi.