Banka Qendrore Europiane në një raport tregon se mbi 330 mijë persona largohen çdo javë me qëllim punësimin
Lufta në Ukrainë ka shkaktuar zhvendosjen më të madhe të qytetarëve europianë që nga Lufta e Dytë Botërore, me gratë dhe fëmijët që përbëjnë shumicën dërrmuese të refugjatëve. Sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), rreth shtatë milionë njerëz kanë kaluar tashmë kufijtë e Ukrainës. Mesatarisht rreth 330,000 refugjatë po largohen për në vendet fqinje çdo javë. Por në një raport të fundit Banka Qendrore Europiane bën të ditur se fluksi i refugjatëve ukrainas në Bashkimin Europian mund të lehtësojë gradualisht mungesën e fuqisë punëtore në zonën e Euros pasi disa nga ata që ikin nga lufta ka të ngjarë të vendosen përgjithmonë në vendet europiane.
Sipas të gjitha supozimeve të detajuara deri më tani, llogaritjet tregojnë për një rritje mesatare të fuqisë punëtore të zonës së Euros.
Megjithatë, që njerëzit të gjejnë një punë mund të bëhet paska e vështirë për shkak të barrierave administrative. Pengesat në tregun e punës dhe burokracitë e tjera mbeten pengesa të rëndësishme për refugjatët, duke e bërë të vështirë për ta integrimin në tregjet e punës të vendeve pritëse, veçanërisht në periudha afatshkurtra. Nëse luftimet bëhen më të zgjatura ose më intensive, numri i refugjatëve do të rritet. Pjesa e refugjatëve që janë në moshë pune do të jetë vendimtare për sa i përket përcaktimit të ndikimit në fuqinë punëtore të zonës së Euros.