Gjenevë, 13 janar – Refugjatët dhe emigrantët vdesin për shkak të valës së të ftohtit që e përfshiu Evropën, njoftoi Komisariati i lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatë (UNCHR), duke apeluar deri te qeveritë që t’u ndihmojnë këtyre personave, në vend që t’i kthejnë nga kufijtë, t’i ekspozojnë në dhunë dhe t’ua marrin gjërat. “Situata është jashtëzakonisht e vështirë në Greqi”, deklaroi zëdhënësja e UNCHR-së, Sara Krov, duke shtuar se është e rëndësishme që të shpëtohen jetët e fëmijëve, e jo të qëndrojnë në “aranzhmanet burokatike”. Zëdhënësja e UNCHR-së, Sesil Puji theksoi se deri tani jetën e kanë humbur pesë persona për shkak të temperaturave të ulëta dhe se rreth një mijë persona janë akomoduar nëpër shtëpi dhe tenda dhe pa ngrohje në Greqi. Ajo kërkoi vendosje të emigrantëve dhe refugjatëve në strehimore më të mira në pjesën kontinentale të Greqisë.