Shkup, 21 nëntor – Filloi me implementimin projekti “Refugjat tani – njeri përgjithmonë”, qëllimi i së cilës është ngritja e vetëdijes te opinioni për refugjatët, të drejtat dhe nevojat e tyre. Projekti është në përfaqësimin e UNHCR-së, Komisarit të Lartë për Refugjatë pranë Kombeve të Bashkuara në Shkup, e zbatojnë Qendra për të drejtat e njeriut dhe zgjidhja e konflikteve në bashkëpunim me Qendrën për hulumtime, arsimim dhe zhvillim – Qendra RED nga Shkupi, ndërsa është financuar nga Bashkimi Evropian. “Ky vend tani për tani veçmë ka treguar se çka do të thotë të jesh human dhe i solidarizuar ndaj njerëzve që ikin nga lufta, pa kushtëzime dhe me zemër të hapur. Këtu jetojnë njerëz humanë dhe me një nga seritë e fotografive e cila është quajtur Solidariteti në vepër, Pikërisht duam t’u japim respekt të gjithë atyre që i përkrahin refugjatët. Gjithashtu, shpresojmë se do t’i afrojmë refugjatët dhe trashëgiminë e tyre deri te popullata lokale”, deklaroi Mohamed Arif, përfaqësues i UNHCR-së Shkup. Në suaza të projektit në rrugën “Maqedonia” në Shkup prej sot deri të premten do të vendoset instalim nga disa elemente të ndryshme. Në periudhën nga 27 nëntori deri më 1 dhjetor instalimi do të ekspozohet në Prilep, pas së cilës do të vazhdojë në Strumicë dhe Gostivar. Qytetarët do të mund t’i vizitojnë instalimet çdo ditë nga ora 10 deri në orën 16. Në suaza të projektit zbatohet edhe trajnim i temave të drejtat e njeriut, diskriminimi dhe të drejtat e refugjatëve për personat e rinj të papunësuar të selektuar përmes qendrave lokale për punësim dhe shoqatat rinore në Shkup, Prilep, Strumicë dhe Gostivar. “Rreth 40 persona të rinj të papunësuar pas trajnimit do të angazhohen me pagesë në aktivitetet projektuese dhe me atë do të kenë mundësi të fitojnë përvojë pune. Me atë vazhdohet praktika gjatë ndihmës së refugjatëve në vend të punësohet popullata lokale, që veçmë është parim i punës në qendrat e pranimit Vinojug dhe Tabanovc”, potencojnë nga UNHCR. Me projektin janë parashikuar edhe aktivitete të tjera për ngritjen e vetëdijes për refugjatët. Në të do të përfshihen edhe objekte komerciale, ndërsa qëllimi plotësues është të përfshihen edhe nxënësit e shkollave të mesme të vitit të katërt të cilët do të përgatisin mini projekte për bashkësitë e tyre.