Shkup, 7 mars – Shërbimi i ri sekret, Agjencia Kombëtare për Siguri (AKS), do të ketë edhe ueb faqe në internet në të cilën do ta informoj opinionin, parasheh propozim Ligji i cili është procedurë parlamentare, për formimin e AKS, e cila do të jetë agjenci qeveritare, shkruan gazeta KOHA.
Përndryshe AKS, është agjenci e pavarur qeveritare, e cila duhet ta zëvendësoj Drejtorin e deritanishme për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), e cila është pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), në kuadër të reformave të sistemit të sigurisë dhe kundërzbulimit.
Kreu i MPB-së, megjithatë, thekson se me ndarjen e kundërzbulimit, anti-terrorizmi dhe mbrojtja e rendit kushtetues në një agjenci të veçantë dhe me shfyqizimin e autorizimeve policore të “agjentëve sekret” shfuqizohet edhe shërbimi sekret.
Propozim ligji i ri, përmbanë edhe kapitull të veçantë për transparencë të Agjencisë. Neni 64, “Informim dhe komunikim me opinionin”, parasheh që Agjencia të ketë ueb faqen e saj në internet, në të cilën do të publikohen “të dhëna relevante për punën, strukturën organizative të Agjencisë, Raporti vjetor për punën e saj”. Në ueb faqen e Agjencisë do të publikohen edhe anketa dhe broshura nga fushëveprimi i punës së saj dhe konkurse për punë. “Agjencia gjithashtu mund ta informojë opinionin për raste të caktuara sigurie” thuhet në paragrafin 2 të nenit 6, transmeton KOHA.
Mënyra se si Agjencia do të informojë dhe komunikojë me opinionin, do të rregullohet me nën akte ligjore. (koha.mk)