Ekspertët e gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut vlerësojnë se derisa një kategori e gjykatësve dhe prokurorëve nuk shkojnë në pension, respektivisht derisa atyre nuk ju merret mandati, reforma në gjyqësor nuk mund të ketë. Sipas tyre, e pakuptimtë është të kërkojmë sundim të ligjit dhe drejtësi në një vend kur gjykatësit dhe prokurorët sille si kapadai
Omer XHAFERI
Shkup, 18 qershor – Lirimi nga paraburgimi i Sasho Mijallkovit, dhënia e lejes për dalje nga shteti të Orce Kamçevit, e një sërë vendimesh tjera të Gjykatës Penale të Shkupit, me të drejtë e kanë hapur dilemën se vallë reformat në gjyqësor po realizohen siç duhet. Për dallim nga personat në fjalë, të cilat dyshohen se kanë kryer vepra të renda penale, qytetarët shqiptar në të kaluarën për hedhjen e disa gurëve drejtë objekteve të gjykatës dënoheshim me burg efektiv deri në tre vite, shkruan gazeta KOHA. Profesori universitar, Mitasim Beqiri për gazetën KOHA, thotë se assesi nuk mund të ketë reformë produktive në gjyqësor, nëse nga brenda nuk ka vlerësim (vetting) të gjykatësve dhe prokurorëve.
“Ata vetë i frenojnë reformat. Ata janë pengesa për reformimin e gjyqësorit. Kur të fillohet nga brenda të hetohen gjykatësit dhe prokurorët atëherë do të shihet se si mbrohet puna e tyre. Vendimet e miratuara deri më tani janë të njëanshme. Edhe puna e Prokurorisë Speciale Publike është e dyshimtë. Edhe më herët e kam thënë. Ata ngrenë aktakuza ndaj një kategorie të njerëzve, ndërkohë një kategori tjetër akoma i mban pozicionet në funksionet publike. Gjyqësori ende ka mbetur pa reforma. Mandati i pushteti ekzekutiv dhe ligjvënës është si një lum. Ata ecin, shkojnë e vijnë. Kurse pushteti gjyqësor vazhdon të mbetet i njëjtë. Këshill Gjyqësor dhe ai i prokurorëve nuk kanë ndryshime”, thotë profesori Beqiri.
Ekspertët e gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut vlerësojnë se deri sa një kategori e gjykatësve dhe prokurorëve nuk shkon në pension, respektivisht derisa atyre nuk ju merret mandati atyre reforma në gjyqësor nuk mund të ketë. Sipas tyre e pakuptimet është që të kërkojmë sundim të ligjit dhe drejtësi në një vend kur gjykatësit dhe prokurorët sille si kapadai
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetës KOHA, se vallë mund të ketë reformat në gjyqësor në kohë kur asnjë gjykatës apo prokuror nuk përgjigjet penalisht, tha se të gjitha ligjet që janë ndryshuar dhe miratuar në periudhën e kaluar, krijojnë baza të qartë dhe precize për vendosjen e përgjegjësisë për të gjithë ata që do ta shkelin ligjin. Ajo mes tjerash shtoi se përgjegjësi e ministrisë është propozimi i kornizës kualitative ligjore, ndërsa përgjegjësi e Prokurorisë Publike apo e gjykatave është zbatimi i dispozitave ligjore.
“Unë pres që të gjithë të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre dhe do të mundësojnë zbatimin e ligjeve që janë miratuar. Tash kemi dispozita të qarta edhe për shkarkimin e gjykatësve. Pres nga Këshilli Gjyqësor të vepron në këtë drejtim duke u mbështetur në Ligjin e ri për Këshillin Gjyqësor dhe atë për Gjykata. Procedurat janë përcaktuar edhe për veprimet kryetarëve të gjykatave dhe prokurorit publike. Jemi duke bërë përpjekje që të bëjmë kontroll në AKMIS sistemin. Raporti për keqpërdorimet e këtij sistemi është denoncuar në prokurori. Pra, jemi në pritje që punën të cilën e bëjmë ta ndjekin edhe organet e gjyqësorit”, tha ministrja Deskoska.
Ndryshe, më i zëshëm nga pushteti aktual për reformat në gjyqësori dhe në sistemin e drejtësisë, s’paku përmes deklaratave publike është ministri aktual i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Brenda disa muajve ai publikisht ka shprehur keqardhje për disa vendime të gjykatave. Zvogëlimi e dënimit me burg të një shoferi i cili e goditi për vdekje një vajzë 18 vjeçare nga Kriva Pallanka, ishte njëri prej tyre. Po ashtu, ai javë më parë nuk heshti as për vendimin e gjykatës, prokurorisë publike dhe asaj speciale që afaristi i njohur, Orce Kamcev, i dyshuar për një sërë veprash penale të lirohet nga paraburgimit shtëpiak. Njëkohësisht, për hetimet ndaj ndonjë gjykatësi apo prokurori ditë më parë foli edhe shefja e Prokurorisë për krim të organizuar, Villma Ruskoska, e cila tha se për momentin nuk zhvillohet asnjë procedurë para hetimore, apo hetimore për ndonjë prokuror. (koha.mk)