Shkup, 12 janar – Anëtarët e Komisionit kuvendor për transport, lidhje dhe ekologji sot pranuan që Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për komunikime elektronike, të cilët janë të lidhura me reformat në sistemin për ndjekje të komunikimeve, të shkojë në procedurë të mëtejshme kuvendore.
Me ndryshimet dhe plotësimet bëhet harmonizim i plotë midis dispozitave nga ky ligj dhe ligjit për ndjekje të komunikimeve.
Me to përcaktohet kohëzgjatja e saktë në të cilën operatorët janë të obliguar t’i ruajnë të dhënat për lokacionin momental gjeografik, fizik ose logjik të pajisjeve terminale të parapaguesve të tyre, gjegjësisht shfrytëzuesve.
E gjithë kjo pavarësisht aktivitetit komunikues, mjaftueshëm për realizim të ligjeve të ligjit për komunikime elektronike dhe ligjit për ndjekje të komunikimeve, pa i prishur të drejtat dhe liritë themelore të qytetarit, që u dedikohen integritetit moral.
Në seancë kaloi edhe Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për komunikime elektronike në lexim të dytë, me të cilët në fakt bëhet ndryshim në kushtet të cilët u dedikohen ndryshimit të anëtarëve të Komisionit dhe drejtorit të cilët paraqesin organe të Agjencisë për komunikime elektronike, në drejtim të fshirjes së kushtit për testin e dhënë psikologjik dhe për anëtarët dhe për drejtorin e Agjencisë.
Anëtarët e Komisionit në procedurë të mëtejshme kuvendore i përcollën edhe Propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë, Propozim-ligjin për gjelbërim urban dhe propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për themelim të Rrjetit akademik hulumtues i Maqedonisë – lexim i dytë.