Omer XHAFERI
Shkup, 21 tetor – Debati për dispozitat e kontestuara të Ligjit për komunikime elektronike, pritet të zgjerohet edhe më tej para Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, shkruan gazeta KOHA. Kësisoj, sektori civil së fundmi ka njoftuar se para Gjykatës Kushtetuese është parashtruara iniciativë për vlerësimin e ligjshmërisë së neneve 176, 177 dhe 178 të Ligji për komunikime elektronike. Iniciativa pason pasi që muaj më parë kjo gjykatë filloi me shqyrtimin e ligjshmërisë së nenit 175 të ligji në fjalë. Megjithatë, në seancën e parafundit të Qeverisë u miratua një rekomandim ku kërkohet nga Gjykata Kushtetuese që të ndaloj me vlerësimin e neni 175.
Në elaborimin e iniciativës së fundit, përfaqësuesit e Komiteti të Helsinkit, organizatës jo qeveritare “Eurothink” dhe “Sekuritas”, thuhet se rekomandimi i Qeverisë që procedimi i nenit 175( i cili përmban 10 paragrafë, ku përshkruhet se si shërbimet sekrete të Maqedonisë, mund të kenë qasje në sistemin e operatorëve telefonik), të mos vazhdojë më tutje, për arsye se është i pjesërishëm dhe nuk paraqet qasje të përgjithshme për këtë temë esenciale për liritë dhe të drejtat e njeriut në vend.
Me kërkesën e re para Gjykatës Kushtetuese, organizatat jo qeveritare, siç thuhet në iniciativën për vlerësim të ligjshmërisë së dispozitave nga neni 175-178, kërkohet shfuqizimi i përmbajtjeve të këtyre normave ligjore. Sipas tyre, nenet në fjalë i obligojnë operatorët telefonik regjistrimin masive dhe të paselektuar të të dhënave nga komunikimet elektronike për të gjithë qytetarët, gjegjësisht kjo mënyrë e veprimit, siç qëndron në iniciativë, është në kundërshtim me parimet për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë së qytetarëve.
Profesori universitar i të drejtës penale, Gordan Kajallxhiev, duke folur për këto zhvillime, ka thënë se deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, se në Maqedoni nuk ka më përgjime të jashtëligjshme, nuk është tregues i mjaftueshme që të kthehet besimi i qytetarëve se edhe tash nuk përgjohet.
“Ne kishim premtime se kjo çështje duhet të zgjidhet. Mirëpo, sa po e shoh mungon transparenca se deri ku ka arritur çështja e reformave dhe kush janë ata që punojnë në këtë reformë. Ne deri më tani vetëm kemi dëgjuar planet e tyre. Për këto arsye, ne nuk duam që Propozim ndryshimet për reforma në sistemin e sigurisë të na servohen në moment të fundit, gjegjësisht kërkojmë përfshirjen e sektorit civil dhe atij profesional”, ka thënë profesori Kallajxhiev, i cili njëherit është edhe kryetar i Komitetit të Helsinkit në Maqedoni. Mes tjerash grupi i shoqatave qeveritare, ka kërkuar që Qeveria të publikoi të dhëna të plota se kush e përbën grupin e punës për reforma në sistemin e sigurisë. Ndryshe, Ligji për komunikime elektronike, në këtë rast katër nenet e kontestuar nga sektori civil, gjegjësisht neni 175 gjendjet në raportin e fundit të “Pribes”, i cili i rekomandon Qeverisë, realizimin e reformave urgjente në këtë drejtim. Megjithatë në vendimin e Qeverisë, të miratuar me 10 tetor, thuhet se ata janë duke punuar në reformimin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe se iniciativa paraprake nuk është e plotë, respektivisht as këtu nuk jepen informacione se cili është ekipi i cili punon në formatimin e sistemit të sigurisë në vend. (koha.mk)