Fati i Prokurorisë Speciale Publike nëse do të bëhet pjesë e Prokurorisë Publike pritet të shqyrtohet gjatë në muajin tetor. Problemi kryesor se pse deri më sot nuk janë miratuar këto ndryshime qëndron në faktin se VMRO-DPMNE nuk ka pranuar të votoi këtë ligji sistemor për të cilin nevojiten 81 vota të deputetëve në Parlament
Omer XHAFERI
Shkup, 11 shtator – Procesi i reformave në gjyqësor do të vazhdoj në muajin tetor. Fushata dhe përgatitjet për referendumin sipas të gjitha gjasave janë shkaku kryesore sepse reformimi i sistemit të drejtësisë do të zvarritet. Për çështjen e këtyre reformave së fundmi është prononcuar edhe kryeministri Zoran Zaev, i cili thotë se miratimi i vendimeve që burojnë nga Këshilli për zbatimin e reformave në gjyqësor pritet të bëhet në muajin tetor. Pas aprovimit në qeveri pakoja e reformave në drejtësi, sipas Zaevit do të duhet të realizohet në praktikë.
“Me rëndësi është implementimi i vendimeve që i sjell Këshilli për reforma. Vlerësoj se zbatimi varet nga çdo individ në sistemin gjyqësor, duke filluar nga gjykatësit, prokurorët, punëtorët profesional, gjegjësisht transparenca dhe pavarësia është një prej hapa që presim të ndërmarr çdo gjykatës apo prokuror me të vetmin qëllim krijimin e një gjyqësori të pavarur dhe të kontrolluar nga ana e organeve shtetërore dhe sektorit civil”, tha Zaevi.
Ai, njëkohësisht e ka bindur opinionin se reformat e ardhshme që do të ndodhin në masë të madhe do të kontribuojnë për rritjen e besueshmërisë së qytetarëve në drejtësi. Gjatë periudhës së kaluar Parlamenti arriti të bëj plotësim-ndryshim i disa ligjeve, mes të cilëve më të dalluara ishin ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, atë për Këshillin Gjyqësor dhe Ligjin për gjykata. Megjithatë, përkundër apeleve dhe kërkesave që të miratohet ndryshimet e Ligjit për prokurorinë publike një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Pjesë e këtyre ndryshimeve sipas paralajmërimeve të Qeverisë është edhe përfshirja e Prokurorisë Speciale Publike, në kuadër të Prokurorisë Shtetërore. Procedimi dhe hetimet e korrupsionit në nivel të lartë janë vetëm një prej sferave që PSP-ja do ti përndjek pasi të bëhet pjesë e Prokurorisë Publike. Ndryshe, ditë më parë nën monitorimin e ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska, në Qeveri u zhvillua mbledhje e pesë e Këshilli për zbatimin e Strategjisë për reforma në drejtësi (2017-2022). Në këtë mbledhje siç njoftojnë nga Qeveria prezantimin e tij para anëtarëve të Këshilli e ka pasur gjykatësi Dragomir Jordanov, ish drejtor i Akademisë bullgare të gjykatësve dhe prokurorëve. Duke folur për rekomandimet kyçe për misionin e trajnimit të gjykatësve, gjykatësi Jordanov ka theksuar se Akademia bullgare e gjykatësve dhe prokurorëve ka arritur të trajnon gjashtë gjenerata të gjykatësve dhe prokurorëve. Ndërkohë, ai ka shtuar se motoja e tyre ka qenë:”Drejtësia nuk mundet të jetë më e mirë se ata që e zbatojnë dhe se kriteri i vetëm gjatë punësimeve janë meritat”.
Ministrja Deskoska, duke folur për çështjen e prokurorisë tha se janë duke u bërë përpjekje që gjykatësit në Prokurorisë Publike të transferohen, për shkak se për momentin aty mungojnë rreth 16 prokuror. Mbase problemi me Fakultet e shumta juridike në vendin tonë është evident, kësisoj edhe numri i lartë i juristëve të diplomuar, gjykatësi Jordanov ka potencuar se e patjetërsueshme është planifikimi i resurseve njerëzore dhe gjithsesi, trajnimi i përbashkët i kandidatëve. Qëndrimi i Ministrisë së Drejtësisë është se ato disponojnë me evidencë të rregullt të numrit të Fakulteteve Juridike, me çka është konfirmuar se në Maqedoni ekzistojnë katër Fakultetet Juridike që funksionojnë në kuadër të Universiteteve Shtetërore, njëri prej të cilëve është pjesë e partneritetit publiko-privat dhe gjashtë tjerë në universitet private.