Shkup, 30 korrik – Këshilli për reforma në administratën publike me të cilin kryesoi kryeministri Zoran Zaev, dje pasdite e mbajti seancën e gjashtë, në të cilën ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski i informoi për avancimin në përgatitjen e ligjeve për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, të Ligjit për nëpunës administratorë dhe Propozim ligjin për shërbim të lartë udhëheqës.
Siç informoi sot pres-shërbimi qeveritar, ministri Mançevski ka informuar edhe për statusin dhe hapat e ardhshëm të procesit të riorganizimit të organeve të administratës shtetërore, agjencitë dhe shërbimet inspektuese nga pushteti qendror, si një prej reformave kyçe në administratën publike.
Në seancë, anëtarët e Këshillit diskutuan edhe për të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të disa ligjeve, me mbështetje për sigurimin e administratës funksionale dhe profesionale, si dhe funksionimin e punës së institucioneve dhe organeve të administratës shtetërore.
Njëherit, në kuadër të seancës së gjashtë, anëtarët e Këshillit debatuan për procesin e përgatitjes së raportit të dytë për gjysmë vjetor për implementimin e Strategjisë për reforma të administratës publike, si dhe për përforcimin e sistemit. (koha.mk)