Reforma në servisin publik kyçe për reformim të gjithë hapësirës mediale

Shkup, 31 maj  – Nuk ka reforma të vërteta në sferën mediale pa reformë serioze në Radio-Televizionin e Maqedonisë, që nënkupton lirim i saj partiak dhe punë profesionale. Financimi i qëndrueshëm është kusht për pavarësim politik të servisit publik, por jo edhe i vetëm sepse transformimi në një medium me ndikim dhe në një servis të vërtetë për qytetarët varet nga angazhimi i njëjtë të më shumë faktorëve – edhe nga jashtë, por edhe në vetë shtëpinë mediale.

Ky është një nga konkluzionet nga diskutimi i sotëm “Sfida për reforma në Radio-Televizionin e Maqedonisë” që e organizoi Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.

Kryetari i SHGM-së Naser Selmani tha se rekomandimi nga KE-ja është pavarësim politik dhe financiar i servisit publik, por që edhe pushteti dhe opozita këtë e pengojnë.

“Pushteti e sulmon pavarësinë financiare të RTVM-së, ndërsa opozita përpiqet t’i ruajë ushtarët e saj partiak. Qeveria në periudhën e kaluar fuqimisht ndërhyri në sistemin e financimit të RTVM-së, u pezullua taksa radiodifuzive dhe u vendos financim përmes Buxhetit. Kjo masë na u prezantua si e përkohshme, ndërsa madje vëllimi i mjeteve është zvogëluar për 50 për qind. Nëse RTVM-ja në vitin 2016  kishte rreth 20 milionë euro buxhet, pa ndërhyrë se si ato janë shpenzuar, në gjashtë muajt e parë të këtij viti RTVM-ja ka rreth 10 milionë euro”, tha Selmani, duke pyetur se si mund të bëhet servis më i fuqishëm dhe më profesional me më pak të holla.

Habitet, tha, edhe nga raporti i opozitës sepse ka fituar mundësi që me ndryshimet e reja të ligjit ta kontrollojë mënyrën e zgjedhjes së njerëzve të cilët do të hyjnë në Këshillin e programit, ndërsa nga ana tjetër, tha, e bllokojnë ligjin. Sipas tij, me insistimin që të mbahet drejtori i RTVM-së, VMRO-DPMNE-ja është joparimore dhe nuk ndihmon që RTVM-ja të reformohet. Vërejti edhe se partia opozitare ka dorëzuar 70 amendamente për ligjin për media ndërsa asnjëri nuk është esencial dhe nuk i dedikohet financimit të RTVM-së.

“Ky është intervenimi me të cilit do të ndihmonin që të krijohet një servis publik më i fuqishëm”, tha Selmani.

Drejtori i RTVM-së Marjan Cvetkovski ishte i ftuar në diskutim por mungoi. Gazetarja e RTVM-së dhe anëtare e KD të SHGM-së Filana Koka, tha se problemi më i madh në shtëpinë e tyre mediale është instalimi i kuadrit gazetaresk partiak, që, tha, praktikohet nga viti 1996.

“Nga atëherë RTVM-ja është në robërim dhe derisa nuk lirohet nga politika, që është shkatërruese për servisin publik, është e kotë që të flitet për reforma”, tha Koka.

Edhe Zoran Fidanovski, anëtar i ASHMAA, me qëndrim se derisa servisi publik trajtohet si pre zgjedhore, nuk do të ketë përmirësim thelbësor.

“Për këtë fuqimisht insistojmë vend qendror në reformat mediatike të ketë servisi publik dhe të funksionojë të paktën si ata nga fqinjësia. Financimi i qëndrueshëm është sfondi i gjithçkaje. Fillim i mirë do të jenë 30 milionë euro në vit”, tha Fidanovski.

Dejan Georgievski nga Qendra për Media, gjithashtu, konsideron se financimi është kyç.

“Madje edhe dy për qind nga buxheti i vitit të kaluar me siguri janë shumë pak para nëse duam servis publik sipas standardeve ndërkombëtare dhe ajo që u duhet qytetarëve të cilët, përndryshe, deri më tani askush edhe nuk i ka pyetur çfarë duan. Zgjidhja e tanishme për financim ndoshta është stabile dhe paraparë në fat të mesëm, por jo edhe afatgjatë, sepse se as nga larg nuk do të jetë mjaftueshëm”, tha Georgievski.

Sipas drejtorit të Agjencisë Informative të Maqedonisë – MIA Dragan Antonosvki, paratë janë të domosdoshme, por zgjidhja për RTM nuk duhet të kërkohet vetëm nga pushteti, cilado qoftë, në ligjin apo nga ajo që do të imponohet nga jashtë, por edhe nga angazhimi dhe vullneti i të gjithëve që punojnë në RTM.

“Ka edhe kënde të tjera të cilat duhet të potencohen. Zgjidhja për RTM-në ka, por nën kusht të jetë nga të gjitha palët sepse kjo është shumështresësh. Duhe të kihet vullnet ç fillimisht shteti ta lirojë nga vetja, dhe secili të investojë në të. Puna e parë dhe themelore që duhet të bëhet është departizimi, ndërsa e dyta është investimi në të. Por, këtu nuk është vetëm shteti, por para së gjithash të punësuarit dhe ata të cilët do t’i punësojnë. Ligjet janë vetëm vegël e cilat parandalon ndonjë anarki, por është i rëndësishëm vullneti nga brenda që mund të bëhet dhe si mund të paketohet. nëse vazhdimisht do të pritet zgjidhja nga jashtë që do të na thonë apo nga brenda do të kemi ndonjë revolucion për standarde gazetareske”, tha Antonovski.

Lidhur me MIA-n, tha, nga ardhja e tij para para një viti jo të plotë numri i të punësuarve është i njëjtë, pagat nuk kanë ndryshuar dhe janë joatraktive, por që angazhimi për organizim më të ndryshëm dhe më funksional të Agjencisë – sipas standardeve profesionale dhe lirim nga politika dhe nga presioni politik, ka kontribuar që për më shumë se 40 për qind të rritet prodhimi dhe se MIA-n tani e transmetojnë 99 për qind e mediave, siç tha – edhe proopozitare, dhe të pavarura, dhe proqeveritare.

Për cilësinë në informimin e RTVM-së nevojitet rrjet i zhvilluar dhe i korrespondentëve dhe qendrave të korrespondentëve në të gjithë 30 mjediset urbane në shtet. Sipas të dhënave nga analiza për Maqedoninë Lindore, RTVM-ja në këtë rajon me rreth 150.000 amvisëri ka vetëm tre korrespondentë të punësuar, që është numër më i vogël dhe nga televizioni më i vogël lokal. Nuk është aktive asnjë qendër e korrespondentëve për shkak se ato janë dhënë me qira ose janë bërë objekte hotelierike. ff/hr/15:45